Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -7°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 00°C në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 02°C në 11°C.
Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -6°C në 1°C dhe në zonat e ulëta nga -3°C në 04°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës