Ekipi i veteranëve të Barcelonës ka mbërritur në vendin tonë, në kuadër të ndeshjes që do të zhvillojë me veteranët e Flamurtarit.
Ekipi vlonjat, që në vitin 1987 eliminoi Partizanin e Beogradit në garat e Kupës UEFA, në 1/8 u përball me Barcelonën, ku sërish dhuruan një ndeshje spektakolare dhe shumë emocionuese. Një sfidë që është ngulitur në mendjen e çdo dashamirësi të futbollit dhe veçanërisht tek ata protagonistë që ishin në fushë.
Emrat e mëdhenj të atyre viteve si Vasil Ruci, Petro Ruci, Rrapo Taho, Sokol Kushta e shumë të tjerë do të zbresin dhe një herë në fushë për të përjetuar sërish sadopak dhe një herë emocionet e asaj dite.
Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, në orën 19:30, në stadiumin “Flamurtari”.