“Mbështetën agresionin rus”, SHBA sanksionon ministrin e Bjellorusisë dhe 24 persona të tjerë

0
149

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të enjten sanksione kundër 24 individëve dhe subjekteve bjelloruse, përfshirë ministrin e mbrojtjes, për shkak të “mbështetjes dhe lehtësimit” të pushtimit rus të Ukrainës.

Administrata Biden kishte thënë se Minsku do të përballej me sanksione “të shpejta dhe vendimtare” nëse lejonte Rusinë të nisë një sulm ndaj Ukrainës nga territori i saj.

Mes atyre të shënjestruar nga sanksionet e së enjtes janë dy banka shtetërore bjelloruse – Belinvestbank dhe Bank Dabrabyt – si dhe Ministri bjellorus i Mbrojtjes Viktor Gennadievich Khrenin dhe Sekretari i Shtetit i Këshillit të Sigurimit të Bjellorusisë Aleksandr Grigorievich Volfovich.