
Dy ditë më parë u identifikua nga ana e organeve përkatëse ligjore, një rast ku u tentua blerja e votës. Një mbështetës i Partisë Demokratike është ndaluar në Lushnje, pasi ofroi para për të marrë kartën e identitetit të një personi me qëllim blerjen e votës.
38-vjeçari i identifikuar si Marin Leka ka rënë në prangat e bluve pasi i kishte premtuar 500 euro një qytetari në këmbim të votës për Partinë Demokratike të Sali Berishës.
Ndërkohë, pasi janë kryer të gjitha proçedurat nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier, çështja ka kaluar nën kompetençën e SPAK.
“Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar në Gjykatë kërkesa për vleftësimin e arrestit dhe çaktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit M.L., e çila është miratur nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Pas kryerjes së veprimeve të ngutshme proçedurale, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja ti kalohet për kompetençë lëndore Prokurorisë së Posaçme.“, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.
/ abcnews.al
