Mbetet në qeli, GJKKO nuk ndyshon masën për Erion Veliajn

0
3

GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj, përmes avokatëve të tij, kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, ndërkohë që GJKKO u njoh me informacionin dy mujor hetimor të kryera nga SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në këto momente janë realizuar 114 veprime hetimore, duke përfshirë kontrollin e celularëve të sekuestruar si dhe marrjen e dëshmisë.

Pas dy muajve në paraburgim, Veliaj kërkoi lirimin nga qelia. Seanca e 16 prillit u shty për shkak se avokatët e tij kërkuan kohë që të njihen me aktet hetimore, ndaj gjyqtari paraprak Erjon Bani vendosi që seanca të shtyhet me 1 javë.

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës apeloi masën e GJKKO në Apelin e Posaçëm, por shkalla e dytë rrëzoi kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Erjon Bani në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë më 12 shkurt.

Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.