Mbeti i plagosur nga sherri tek “Uji i Ftohtë”, familjarët e Kristit rrëfejnë ngjarjen: Doli nga dyqani për të mbrotjur shitësen që u sulmua nga 39-vjeçari me thike

0
2

Familjarët e Kristi Konstandini, i riu i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë”, Vlorë kanë reaguar dhe treguar një version ndryshe të ngjarjes. Ata tregojnë se Kristi ndodhej brenda në dyqanin e shokut të tij, i cili shet biçikleta dhe monopatina.

Sipas të afërmve, në ato momente pranë dyqanit ka kaluar Indrit Halili, 32-vjeçari i cili po ashtu mbeti i plagosur nga sherri.

Halili fillimisht është përplasur me biçikletat në trotuar dhe më pas me Kristin i cili doli për të mbrojtur shitësen”, – kanë deklaruar të afërmit.

Ata shtojnë se “Kristi i tha punonjëses dil largojë atë djalin, por Indrit Halili ka zefuruar të largohet, në atë moment ka dalë Kristi për të mos e lënë vetëm shitsen, pasi Indrit halili njihej si njeri me probleme të shëndetit mendor dhe për konsumim të lëndëve narkotike.

Ka qenë Indriti që e sulmoi me thikë Kristin, i cili është vetëmbrojtur duke e goditur me grushta. 32-vjeçari më hetë kishte plagosur një tjetër person tek një karburant aty afër”, – kanë rrëfyer familjarët.

Më herët u zbulua se Kristi Kostandini është punonjës i një institucioni në varësi të bashkisë së Vlorës. Kjo gjë konfirmohet dhe nga të afërmit e tij.

Ndërsa Policia e Vlorës përmes një njoftimi zyrtar, sqaruan se siguruan pamjet filmike dhe arrestuan shtetasin 32-vjeçar i identifikuar si Indrit Halili. Ai akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, u bë i mundur dokumentimi i plotë, bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes, i konfliktit të ndodhur në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka dëmtuar me mjet prerës (thikë). Shtetasit e dëmtuar, M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) i përdorur nga shtetasi I. H”,- njoftoi Policia.