Mbi 1.5 mln banorë dalin nga karantina, sasi të mëdha dezinfektantësh spërkaten në Kinën jugore

0
190

Punonjës të veshur me kostume mbrojtëse kanë spërkatur dezinfektantë nëpër rrugët e Kinës Jugore pas heqjes së karantinës të vendosur prej koronavirusit në rajon.

Re dezinfektantësh u ngritën nëpër rrugët e Zhangjiajies në provincën Hunan pasi punonjësit zbritën në terren më 25 gusht. Pamjet e filmuara më vonë tregonin me qindra banorë që dilnin më në fund nga shtëpitë e tyre me flamurë në duar pas lehtësimit të kufizimeve anti-covid.

Të paktën 1.5 milionë banorë u urdhëruan që të qëndronin në shtëpitë e tyre në destinacionin turistik të Zhangjiajie-s më 29 korrik pas përhapjes së shpejtë të variantit Delta. /abcnews.al/