Mbi 10 milion persona në të gjithë botën e kanë fituar betejën me Covid-19. Në bazë të të dhënave të pasqyruara në Worldometer rezulton se, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, nga Covid-19 janë shëruar 10,052,673.
Ndërsa, numri total i të infektuarve në të gjithë botën rezulton të jetë 16,424,021. Prej tyre, 652,332 persona e kanë humbur betejën me Covid-19.
Vendi më i prekur nga pandemia vijon të jetë SHBA me rreth 4.4 milion të infektuar dhe 149,849 të infektuar. Ndërsa në vendin e dytë vjen Brazili me 2.4 milion të infektuar dhe 87,052 viktima.
E treta në radhë është India ku numërohen 1.4 milion të infektuar dhe 32,826 viktima nga koronavirusi. /abcnews.al/