Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur sërish në momentet e fundit. Sipas perditesimit të fundit është konfirmuar se vetëm në Turqi kanë vdekur 20,665 persona.
3553 të tjerë janë vrarë nga tërmeti në Siri.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara në 24,218.
Ndërkohë, rreth 80,000 njerëz janë lënduar nga tërmeti që goditi rajonin.
Nderkohe rreth 93,000 banore janë evakuuar nga zona e tërmetit në Turqinë jugore dhe se më shumë se 166,000 personel janë përfshirë në përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës.