Mbi 3 mijë mësues në trajnim në Elbasan! Synohet integrimi i metodave të reja në edukim

0
142

Prej disa ditësh, mësues të sistemit parauniversitar për zonën e Elbasanit, kanë nisur trajnimet në universitetin Aleksandër Xhuvani, në kuadër të programit kombëtar të zhvillimit profesional të mësuesve.

Këtij trajnimi do t’i nënshtrohen 3175 mësues, punonjës social, oficerë sigurie, si dhe drejtues të institucioneve arsimore parauniversitare në Elbasan. Koordinatorja për trajnimin në Universitetin e Elbasanit, tregon për A2, se ku konsiston ky trajnim dhe natyrisht pritshmëritë.

Trajnime të tilla për mësuesit e sistemit parauniversitar po zhvillohen në të gjitha universitetet te vendit, sipas një grafiku të paracaktuar në varësi të numrit të arsimtarëve që mbulon çdo universitet.