Mbi 31 mijë gjoba, policia bën bilancin javor: U pezulluan 129 leje drejtimi dhe u arrestuan 47 shoferë

0
45

Policia rrugore ka bërë bilancin javor të masave ndëshkimore të marra ndaj drejtuesve të mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullit.

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, gjatë kësaj jave:

-janë pezulluar 129 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

-janë arrestuar 47 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 31 586 masa administrative, nga këto:

* 8303 për shpejtësi tej normave të lejuara;
* 1453 për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
* 2567 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
* 2670 për parakalime të gabuara;
* 344 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
* 223 për manovra të rrezikshme në rrugë;
* 225 për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
*13456 për parkim të gabuar;
* 2345 për shkelje të tjera.

Njoftimi i policisë rrugore:

Drejtoria e Policisë Rrugore/ Vijon intensivisht monitorimi i qarkullimit të automjeteve duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe teleskopë.

Monitorimi, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, si: shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit, parakalimet e gabuara dhe mospërdorimi i rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve.

Për shkak të fluksit të lëvizjeve, veçanërisht në zonat bregdetare, gjatë fundjavës, janë shtuar patrullat e lëvizshme, të mbështetura nga patrullat e përgjithshme dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, për të lehtësuar qarkullimin.

Skuadra të posaçme të Policisë Rrugore janë planëzuar me shërbim në tunelin e Llogarasë, i cili monitorohet 24 orë/7 me kamera dhe matës të shpejtësisë, për të parandaluar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor gjatë qarkullimit në tunel.

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, gjatë kësaj jave:

-janë pezulluar 129 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

-janë arrestuar 47 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 31 586 masa administrative, nga këto:

* 8303 për shpejtësi tej normave të lejuara;
* 1453 për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
* 2567 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
* 2670 për parakalime të gabuara;
* 344 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
* 223 për manovra të rrezikshme në rrugë;
* 225 për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
*13456 për parkim të gabuar;
* 2345 për shkelje të tjera.

Gjithashtu, gjatë javës së ardhshme, shërbimet e Policisë Rrugore do të vijojnë intesivisht monitorimet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike bashkëkohore që kanë në dispozicion, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.

Gjithashtu drejtuesit e kamionëve të zbatojnë me rigorozitet kufizimet e lëvizjes, gjatë fundjavës dhe festave zyrtare.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.