Mbi 96 mijë fermerë të pajisur me NIPT

0
69

Fluksi i turizmit pritet t’i japë një shtysë zhvillimit të sektorit bujqësor në vend, si rrjedhojë e rritjes së kërkesës konsumatore. Nga ana tjetër, po aplikohen një sërë programesh subvencionuese që kanë në fokus jo vetëm mbështetjen e fermerëve, por edhe nxitjen e investimeve të reja në sektor.

Fermerët të cilët shesin produktet e tyre po regjistrohen në zyrat rajonale tatimore, duke u pajisur me numër identifikimi të personit të tatueshëm (NIPT).

Sipas INSTAT në shkallë vendi numëron 96 mijë e 440 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm (NIPT). Me bazë vjetore numri i fermerëve me NIPT  është rritur me 14.3%. Nga të dhënat rezulton se 57 % e fermerëve e ushtrojnë aktivitetin ekonomik në ferma mikse dhe në kultivimin e perimeve.

Ndërkohë, 11.2% e totalit rezulton se janë fermere, ose drejtuese gra. Numri më i lartë i fermerëve të formalizuar, regjistrohet në Lushnje, me 10 mijë e 253 fermerë, ose 10.6% e totalit të fermerëve aktivë të pajisur me NIPT.

Divjaka vjen pas Lushnjes me 5 mijë e 187 fermerë të regjistruar dhe më pas Berati me 4 mijë e 800 fermerë.