Mbijetesa kalon në Elbasan dhe Durrës, 180 minuta vendimtare për Tiranën

0
2

Tirana, ashtu si çdo skuadër tjetër në Superiore ka edhe 270 minuta lojë për të mbyllur fazën e tretë. Do të presin Skënderbeun në Elbasan, udhëtojnë në Durrës dhe më pas derbi me Dinamon.

Duke përjashtuar derbin që ka tri rezultatet, Tirana ka detyrë për të mundur si korçarët dhe Teutën. Për bardheblutë janë 180 minuta vendimtare që përkthehen në 6 pikë. Nëse këto pikë nuk merren, atëherë Tirana kandidohet seriozisht në zonën e ftohtë të fundtabelës dhe rrezikon rënien nga kategoria.

Me Skënderbeun, skuadra e Tiranës ka një fitore dhe një barazim. Me Teutën është problemi, pasi në dy takime ka marrë një pikë, ndërsa është mundur në Durrës. Problemi shtohet me faktin se kjo sfidë e tretë luhet po në qytetin bregdetar ku vështirësia për të fituar është shumë e madhe.

Tirana si fillim duhet të kalojë ndeshjen me Skënderbeun, pasi është në emergjencë lojtarësh dhe më pas të mendojë për Teutën. Dy ndeshjet janë vendimtare për të ardhmen e bardhebluve dhe në fund të shpresojë për një rezultat në derbi.