Mbillen 200 pisha në Funar të Elbasanit

0
413

Falë mbështetjes së partnerëve të mirë të #GIZ Albania dhe Institutin të Kërkimeve Urbane 200 pisha të reja i janë shtuar masivit pyjor të Kodrave të Funarit turistik. Kyetari Bashkisë Z. Gledian Llatja si dhe shumë të rinj, në prani edhe të përfaqësuesve të projektit kanë marrë pjesë në këtë aksion.

” Kemi aplikuar një projekt për mbjelljen e 200 rrënjë pishe, me qëllim që ti kushtojmë një rëndësi akoma më të madhe ambjentit,si dhe të sensibilizojmë edhe të rinjtë në këto aktivitete”, tha Z Llatja.

Projekti në fjalë ishte një impenjim i kreut të Bashkisë, i cili konsiston tek vlerat sensibilizuese që ka pë ruajtjen dhe pasurimin e tokës. ” Toka është burimi nga ku marrim jetë, ndaj duhet ta ruajmë dhe pasurojmë atë” , pohojnë edhe përfaqësuesit e projektit. Mbjellja e pemëve është një inisiativë e hershme e kryebashkiakut Gledian Llatja, si në Funar, Kodër Krastë, qytet, etj.

Mbjellja e pemëve jo vetëm përmirëson situatën e eeozionit në këtë kohë, por edhe përmirëson efektet klimaterike në vendin tonë.

Funari, perla turistike e Elbasanit është një zonë e pasur me pyje dhe me katër liqene apo rezervuarë të ndarë dy brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas maleve që e rrethojnë atë./Elbasani flash