Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj: Diskutuam për pagat, synojmë që sektori publik të jetë punëdhënësi më i preferuar

0
71

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj në një konferencë për gazetarët tha se gjatë mbledhjes me Këshillin e Ministrave kanë diskutuar për pagat. Sipas ministres, duke marrë shkas dhe nga sulmi kibernetik disa muaj më parë, kanë vënë fokusin tek profesionistët e IT-së.

Ministrja shtoi se qëllimi i tyre është që sektori publik të jetë punëdhënësi më i preferuar.

“Një nga diskutimet më të gjata ishte mbi nivelin e pagave dhe profesionisteve që do të bëhen pjesë e administratës publike. Siç e dini në korrik, Shqipëria ka qenë subjekt i një sulmi të rëndë kibernetik dhe po punojmë për një ekip të kualifikuar IT me qëllim që qeveria të jetë një punëdhënës konkurrent me tregun dhe të ketë paga më të larta se ato.

Pasi sot tashmë sistemet janë baza e mirëqeverisjes dhe sisteme të forta do të thotë siguri për të gjithë. Kemi punuar gjatë janarit për finalizimin e strukturave për profesionistët e IT n ë të gjithë sektorin shtetëror por dhe disa profesionistë të veçantë që kanë paga më të ulëta se në treg. Të gjitha këto vendime do të miratohen brenda muajit shkurt dhe synojmë që sektori publik të jetë punëdhënësi më i preferuar.”, tha Ibrahimaj. /abcnews.al