Ka përfunduar mbledhja e thirrur nga kryeprokurori i SPAK Klodian Braho i cili kishte njoftuar prokurorët e posaçëm për një takim që nisi në orën 8.30.Sipas
burimeve jo zyrtare, përveçse është prezantuar me trupën prej 19 prokurorësh të posaçëm, Klodian Braho ka prezantuar edhe lëvizjet qe firmosi javën e kaluar.
Ai vendosi shefat e tre sektorëve, Vladimir Mara për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejkon për hetimin e korrupsionit dhe Altin Dumanin shef sektori për mardhëniet juridiksionale me jashtë.Braho iu ka kërkuar kolegëve hetime efikase, të japin rezultate për dosjet e vjetra dhe të mbartura dhe që siç është shprehur Braho më tej “kanë krijuar backlog”.


