Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka thënë se nga data 1 prill do të rritet paga minimale. E pyetur nëse kjo ka të bëjë me zgjedhjet e 14 majit ajo e mohoi ndërsa shtoi se Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në rajon.
Ibrahimaj: Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje.
Ndikojnë në mirëqenien e shqiptarëve. Paga është forma kryesore e të ardhurave të disponoheshe të familjeve shqiptare. Në tre vitet e ardhshme të mos jetë me e ulëta në rajon dhe Shqipëri të jetë tërheqëse për forcën e punës dhe investimeve.
Kemi qenë të kujdesshëm pasi nuk duam që t’i shtojmë kosto biznesit dhe kjo është arsyeja që subvencionojmë koston shtesë për kontributet e sigurimeve shoqërore. Kjo nuk lidhet me politika zgjedhore.
Sa i takon amnistisë fiskale ajo tha se po punohet për aktet nënligjore.
Ibrahimaj: Ky është një projekt ligj që të jetë i hartuar sic duhet dhe të vij i zbatuar si duhet. Po punojmë për aktet nënligjore që do shoqërojnë projektligjin se do implementojmë zbatimin e tij. Do dojë kohën e tij për tu përfunduar edhe aktet nënligjore.