Alibeaj: Kjo çështje është sqaruar në disa mbledhje, duhej zhvilluar dje por ndodhi fatkeqësia.
Çështja e qëndrimit që duhet të mbajë PD për presidentin, propozimi është që në formë kolegjiale të konsultohemi për të marrë një vendim, prandaj u la një mbledhje tjetër për të marrë opinionet e secilit deputetët, dhe të arrijmë në qëndrim final.
Mbledhjet kanë gjithmonë zhurmë sepse vjen Berisha, është i lirë të flasë por procesi i zgjedhjes së presidentit është më i rëndësishmi. Pavarësisht faktit se me ndryshimet kushteteuse të 2008 me marrëveshjen Rama-berisha është penalizuese për opozitën.
Opinioni im është i qartë, Rama nuk e ka të drejtën të zgjedhë presidentin. 4 deputetë nuk përfaqësojnë më zërin e qytetarëve. Kanë vjedhur votat sipas DASH dhe është deligjitimuar mazhoranca e Ramës. Nuk mund të rrudhet procesi i zgjedhjes, e turpshme qesharake futja e emrave nëpër zarfe.
Me bishtin ndër shalë të shmangemi, jo, përfaqësojmë gjysmën e ndershme të shqiptarëve dhe duhet të përballemi me Ramën. Duhet process që të respektojë figurën e Presidencës, transparent.
Do diskutojmë të qetë dhe me kohën e duhur si detyrim ndaj qytetarëve.Po ua them që sot që herën tjetër do jeni direkt për të ndjekur mbledhjen.