Rrjetet sociale janë një armë shumë e fortë për përdoruesit e saj të cilët mund ta shfrytëzojnë për çdo kërkesë apo pakënaqësi.
E tillë është edhe kërkesa paksa e çuditshme e francezëve, plot 250 mijë tifozëve të “gjelave” të cilët kërkojnë përsëritjen e ndeshjes me Zvicrën.
Kërkesa e tyre ka të bëjë me penalltinë e pritur nga Sommer i cili sipas tyre nuk e ka mbajtur njërën këmbë në vijën e portës, duke shkelur rregulloren.
Gjithsesi kërkesa mbetet vetëm në letër dhe në rrjetet sociale dhe shanset që ajo të pranohet janë zero pasi asnjë parregullsi nuk u kap nga sistemi VAR në momentin e ekzekutimit.
ora tv