Një ndër makinat më luksoze dhe të kushtueshme në botë është Bugatti Chiron, me një vlerë që përafrohet në 3 milionë euro.
Pavarësisht çmimit të shtrenjtë, që i mundësohet vetëm një elite të vogël në botë, pronarët e pasur duhet të presin porosinë për muaj të tërë, pothuajse një vit.
Djemtë nga Vietnami kanë publikuar videon e krijesës së tyre, e ndërtuar pothuajse tërësisht me fibër xhami dhe baltë.
Në një vit, djemtë e specializuar në qeramikë, kanë punuar me vëmendje çdo detaj, ndërkohë që shoku i tyre inxhinier arriti të fuste në atë ‘vazo’ gjigante një motor të vogël, të mjaftueshëm për të ecur në rrugët e fshatit të tyre.
“Jemi të varfër, por kemi ëndrra të mëdha”- thonë ata në videon e gjatë të punimeve, që ka arritur me shumë se 7 milionë shikime dhe ka marrë lëvdata të shumta.