Nuk do të harrohet lehtë ky titull i fituar me katër javë avancë nga Reali i Madridit në Spanjë. Sa më shumë kalojnë orët, aq më shumë skuadra “Los Blancos” bëhet e vetëdijshme për arritjet që ka regjistruar në Spanjë këtë sezon ku duhet të luajë ende edhe një gjysmëfinale shumë të rëndësishme eurpiane.
Askush si Reali në 5 ligat kryesore të Europës me Carlo Ancelottin një skuadër e pathyeshme. 81 pikë kur duhet të luhen edhe 4 ndeshje, tani Reali mund të mendojë vetëm dhe ekskluzivisht vetëm për sfidën e së mërkurës kundër Manchester City ku ka ende llogari të hapura me Pep Guardiolën.
Në kampionat, 17 pikë diferencë me vendine dytë janë një rekord absolute për La Ligan. ndërsa një rekord personal e regjistroi edhe mbrojtësi Marcelo që vendosi në qafe medaljen e 24 me fanellën e bardhë.