Mbrojtësi i majtë i Greqisë, Dimitris Giannoulis, ka deklaruar se kombëtarja e tij udhëton për fitore në Prishtinë.
Pas barazimit 0-0 me Slloveninë të enjten mbrëma, Greqia të dielën mbërrin në Prishtinë, për t’u takuar me përfaqësuesen e Kosovës.
Të gjitha kombëtaret në Ligën C në grupin 3, kanë nga një pikë, pas barazimeve ditën e djeshme, ndërsa Giannoulis kërkon fitore ndaj Kosovës, për të marrë vendin e parë në grup.
“Për ndeshjen e së dielës, është e qartë, në Kosovë shkojmë për fitore për të qenë të parët në grup”, ka deklaruar Giannoulis.
© SYRI.net