Mbrojtësi kuqezi Klisman Cake flet për ndeshjen e Conference Leagues që luan sot me Shkëndijen: Do të luajmë për 3 pikët

0
2

Mbrëmjen e sotme, në orën 18:45, në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Shkëndija e Tetovës do të përballet me Shelbourne nga Irlanda, në ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Pas disfatës në përballjen e parë ndaj Rayo Vallecano-s, kampionët e Maqedonisë së Veriut synojnë të marrin pikët e para në Europë pas një përballje shumë të vështirë që kishin në ndehsjne  parë në transfertë në fillim të tetorit me spanjollët e La Ligës së Rayo Vallecanos. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, përveç trajnerit Jeton Beqiri, foli edhe mbrojtësi Klisman Cake I cili ishte risia e Sylvinhos për dy ndeshjet e tetorit ndaj Serbisë dhe Jordanisë. Ai theksoi motivimin e lartë të ekipit dhe vendosmërinë për të fituar.

“Skuadra është shumë e motivuar për këtë ndeshje, është një moment historik për ne. E kemi pritur me padurim ndeshjen e parë evropiane në shtëpi. Shpresojmë që publiku të jetë i pranishëm në numër të madh për të na mbështetur, sepse duam të bëjmë histori. Do të hyjmë në fushë për tri pikët, sepse ky është qëllimi ynë. Në Evropë duam të tregojmë fytyrën e vërtetë të Shkëndijës dhe të japim maksimumin për fitoren,” deklaroi Cake.

Shkëndija do të përpiqet të shfrytëzojë avantazhin e terrenit vendas dhe energjinë e tifozëve të saj për të siguruar një rezultat pozitiv. Takimi ndaj Shelbourne do të keni si gjithmonë mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejtë dhe eksklzuvisht në Digitalb.