Mbrojtje për Altin Dumanin”/ Prokurorë dhe gjyqtarë nën ruajtje për shkak të çështjeve sensitive, kërkesa e klasifikuar nga SPAK

0
13
  • Këshilli i Lartë i Prokurorisë aprovoi kërkesën e kryeprokurorit të SPAK Klodian Braho, i cili me një shkresë të konsideruar të klasifikuar kërkoji marrjen e masave për ruajtjen e prokurorit të posaçëm Altin Dumani.Vendimi siç bëjnë me dije burime të sigurta të TCH u dha nga një komision i posaçëm në KLP dhe për këtë mbrojtje të ish shefit të SPAK, janë renditur të dhëna që kanë lidhje me rrezikimin e tij, për shkak të dosjeve që ka hetuar dhe ka firmosur për to.

    Por këto të dhëna mbeten sekret dhe nuk u bënë publike ndonëse Top Channel kërkoi më tepër informacion pranë institucioneve të ngarkuara me ligj për të ruajtur dhe siguruar prokurorët.

    Aktualisht për shkak të detyrave që mbajnë kanë ruajtje dhe eskortohen shefi I SPAK Klodian Braho, shefi i gjykatës antikorrupsion Erjon Bani. Por nën ruajtje janë edhe gjyqtarë e prokrurorë të posaçëm për çështje që kanë nën hetim dhe shqyrtim, një ndër ta gjyqtarja Irena Gjoka, prokurorja Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi, Dritan Prenci , Vladimir Mara dhe të tjerë

    Për shkak të detyrës që mbante Altin Dumani ishte nën ruajtje të rreptë deri në fund të mandatit të tij tre vjeçar si kryeprokuror i posaçëm. Ruajtja e prokurorit vijon tashmë edhe me mbylljen  e kësaj detyre dhe marrjen e drejtimit të drejtorisë juridiksionale me jashtë vendit

    Por ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm ruhen nga ligje të veçanta, nga prokurorët e rretheve me e mbrojtura është ajo e Elbasanit. Siç rezulton së fundmi KLP ka miratuar ruajtjen e prokurorit Ridvan Suka i cili është transferuar në Tiranë dhe ty drejtuesve të prokurorisë Kreshnik Ajazi dhe zëvendësit të tij.