MBYLLEN DY RAUNDET E PARA TË REGJISTRIMEVE NË UNIVERSITETIN E ELBASANIT

0
203

Rreth 15 000 studentë kanë aplikuar në 2 raundet e para për të ndjekur një nga degët e ciklit të parë të studimeve në universitetin e Elbasanit.Sipas rektorit të universitetit Skender Topi nga këto 2000 aplikime janë bërë për të ndjekur një nga degët e programit 2-vjeçar.

Ajo që vërehët këtë vit të ri akademik është fakti se ka një rënie të ndjeshme të sudentëve që aplikojnë në degët e mësuesisë ku nga 15 programe që janë këtu asnjëra nga degët nuk ka plotësuar numrin e studentëve.

Po ashtu për shkak të mungësës së studentëve janë disa degë të cilat rrezikojnë të mbyllen por sipas rektorit të universitetit të Elbasanit duhet të presim edhe përfundimin e fazës së 3-të për shifra më të sakta. Sa I takon kërkesave të larta vijojnë të mbeten ato të fakultetit të mjeksisë.