Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka mbyllur hetimet për dosjen e SASPAC dhe ka dërguar për gjykim të akuzuarit, mes tyre ish-ministrin Ilir Beqaj.
SPAK ka ngritur akuza ndaj Beqajt për korrupsion, shkelje barazie në tendera, mashtrim, falsifikim, shprehje pasurie.
Ndërkohë pasi është njohur dhe i janë komunikuar akuzat, Beqaj ka kërkuar që të njihet me dosjen.
Po ashtu akuzat u janë komunikuar edhe të pandehurve të tjerë, Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu.