Mbyllet pazari / Gjykata e Kavajës gati të lirojë dy koka të krimit dhe kokainës, lëvizin çantat me 1 milionë euro para të pista

0
110

Në Gjykatën e Kavajës është mbyllur pazari për të liruar nga burgu dy figuara të njohura të krimit dhe kokainës. Burime për Prapaskenën theksuan se lirimin e dy njerëzve të krimit, të njohur ndërkombëtarisht, e kanë marrë përsipër dy gjyqtarë KÇK, të skeduar për afera korruptive.

Pazari është mbyllur disa ditë më parë, ndërsa tashmë pritet të zbatohet skema e lirimit nga burgu.

Gjyqtarët që do të firmosin lirimin sigurisht që janë protagonistët e kësaj afere, por të implikuar janë edhe punonjës të burgjeve, sekserë dhe zyrtarë publikë.

Për të bindur dy gjyqtarët të marrin përsipër lirimin, duke rrezikuar shkarkimin dhe ndoshta edhe arrestimin nga SPAK, kanë lëvizur çanta me para.

Burime konfidenciale theksuar se janë hedhur mbi 1 milionë euro për lirimin e dy personazheve të krimit.

Pazari mund të prishet vetëm nëse do të kemi një investim të SPAK-ut, si në rastin e Krujës, ku gjyqtarja Enkeleda Hoxha u arrestua në sallën e gjyqit, duke liruar të dënuarin radhës për vrasje. Vijon…

Prapaskena