Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola. Manaj humb shansin e artë për Shqipërinë

0
2

Po luhet në Air Albania sfida Shqipëri-Serbi, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Prej mesditës kryeqyteti është veshur kuqezi, ndërsa tifozë të shumtë kanë krijuar atmosferë elektrizuese.

Sylvinho publikoi pak caste më parë formacionin, 11 ‘të besuarit’ e tij që do të nisin sfidën kundër Serbisë.

Shqipëria luan ndaj Serbisë me skemën (4-1-3-2): Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Manaj, Broja.

 

Formacioni i Serbisë (3-5-2): Petroviç, Erakoviç, Milenkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Maksimoviç, Lukiç, Terziç, Vlahoviç, Mitroviç.

Pjesa e parë

1’- Shqipëria merr iniciativën e para. Shehu provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon larg portës.

4’- Provon Rey Manaj të shtyjë përpara, por i rrëmbehet topi në mesfushë. Sulmuesi kërkon faull, por arbitri lejon vazhdimin e lojës.

12′- “Mos penalizoni Kombëtaren, mos hidhni objekte në fushë”, vjen thirrja e parë në Air Albania

Pak minuta pas nisjes së ndeshjes në ‘Air Albania’ ka ardhur thirrja e parë ndaj tifozëve kuqezi të cilët kanë nisur të hedhin në fushë gota dhe sende të tjera.

Thirrja drejtuar tyre ishte “për të treguar veten tonë” dhe për të mos penalizuar Kombëtaren në këtë sfidë të madhe, që përpos peshës së historisë, mbart edhe rëndësinë e ëndrrës për të prekur Kampionatin Botëror me flamurin tonë.

15′- Ndizet sfida në Air Albania, dy kartona në më pak se dy minuta

Ndizet sfida në Air Albania, dy kartona në më pak se dy minuta. Nga pala serbe ndëshkohet Pavloviç i cili ndalu Armando Brojën me faull, duke u ndëshkuar me karton të verdhë. Ndërsa për kuqezinjtë ndëshkohet kapiteni Gjimshiti.

23’- Faull i fituar nga Kristjan Asllani në afërsi të zonës së Serbisë.

30’- Shpërthim i Brojës nga krahu i djathtë. Dy ndërhyrje ndaj sulmuesit, i cili rrëzohet, por arbitri nuk akordon faull.

32’- Fitohet goditja e parë nga këndi nga lojtari Arbër Hoxha. Hoxha provon nga e majta, por topi devijohet në këndore.

34’- Tentativë e Laçit nga jashtë zone, topi shkon në duart e Petrovic.

36’- Krosim i Hoxhës nga e djathta, për Manajn në zonë. Gjuajtja e sulmuesit me kokë shkon jashtë.

43’– Provon Arlind Ajeti me një gjuajtje me kokë, e cila nuk sjell asnjë rrezik për portën kundërshtare.

45′ – Penallti per Shqiperine, fituar nga Hysaj

46′- Manaj humb penalltine ne 45’+1. Pret Petrovic.

/ abcnews.al