Mbyllet qendra shëndetësore në Elbasan, stafi me Covid-19

0
247

Stafi shëndetësor prej 5 personash në qendrën shëndetësore në lagjen Skënderbej ka rezultuar i prekur me Covid-19.

Te prekur kanë rezultuar 3 infermierë dhe 2 mjekë të cilët pas daljes së përgjigjes së tamponit janë karantinuar.

Për pasojë qendra shëndetësore është mbyllur. Nuk dihet ende ku do të transferohen shërbimet shëndetësore për banorët e kësaj zone.abcnews