Mbyllet reparti i gjinekologjisë në spitalin e Elbasanit, infermieria e pavijonit me Covid-19

0
172

Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit në 24 orët e fundit janë marrë 19 tamponë, ndërsa 4 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Sipas burimeve një prej katër personave të prekur është një infermiere, pjesë e stafit të qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli”, në repartin e gjinekologjisë.

Infermieria kishte shfaqur siptomat disa ditë më parë dhe për këtë arsye ka kërkuar që të bëjë testin i cili ka konfirmuar se ajo është prekur nga koronavirus.

Ndërkohë po sipas burimeve mësohet se i gjithë reparti është karantinuar.

Elbasaniflash.al