Përmirësimi I situatës epidemiologjike në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavijoneve covid në spitalet Rajonale.I oari që është mbyllur ka qenë pavioni i pershtatur për Covid-19 në Elbasan
Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa e shoqëruar nga kreu I Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla u kthye në spitalin e Elbasanit , nga ku falenderoi bluzat e bardha për kontributin e tyre të vyer përballë virusit të rrezikshëm.
Sipas Manasterliut prej 2 javësh situata në vend është e qendrueshme, ndërsa sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor postcovid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.
Ndërsa rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet , sipas ministers do të dërgohen në spitalin covid 1 në kryeqytet.
“Ulja e rasteve positive me covid sipas Manasterliut do të sjellë lehtësim të masave kufizuese, që do të komunikohen nga Komiteti Teknik I Ekspertëve”- tha ministrja e Shëndetësisë.
Ndërsa Taulant Balla teksa theksoi se luftës po i vjen fundi, i kërkoi qytetarëve të kenë kujdes sepse ende nuk ka mbaruar. Në vijim Balla komplimentoi bluzat e bardha për vetëmohimin e tyre të treguar gjatë luftës me pandeminë.