Mbyllet takimi i dy delegacioneve Rusi-Ukrainë

0
210

Ka përfunduar takimi i delegacionit ukrainas dhe ai rus, tha Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.

“Bisedimet mes Ukrainës dhe Federatës Ruse kanë përfunduar”, shkroi Gerashchenko në kanalin e tij Telegram raporton Interfax

Siç është raportuar, palët ruse dhe ukrainase zhvilluan një takim pranë kufirit bjelloruso-ukrainas në brigjet e lumit Pripyat.