Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik edhe në aksin Tiranë–Elbasan, regjistrohen radhë kilometrike automjetesh

0
2

Mbyllja e përkohshme e segmentit të autostradës Vorë–Durrës, për shkak të punimeve infrastrukturore, po sjell pasoja të ndjeshme edhe në akse të tjera kryesore, përfshirë rrugën Tiranë–Elbasan.

Si rrjedhojë e devijimit të trafikut, fluksi i automjeteve që kalojnë përmes Elbasanit në drejtim të jugut të vendit dhe anasjelltas është rritur ndjeshëm. Kjo ka sjellë radhë kilometrike dhe pritje të zgjatura, veçanërisht në hyrje-daljet e qytetit të Elbasanit.