Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat në kuadër të përmbylljes së mandatit të dytë qeverisës.
Rama ka thënë se pavarësisht tërmetit dhe pandemisë, qeveria e tij ka mundur të dalë me vlerësim pozitiv në këtë mandat të dytë.
Sipas Ramës veprimet e qeverisë në këtë mandat të dytë do të lënë gjurmë në historinë politike të vendit.
Rama: Mbyllet me një notë pozitive një mandat i vështirë. Ndikuan në ndryshimin e prioriteteve të tona qeverisës. Jam krenar që ia dolëm me profesionalizëm. Që shfaqen në rrugën e një qeveria një herë në 100 vjet. Qoftë me pandemie dhe tërmetin kemi marrë një avantazh të konsiderueshëm. Kjo do jetë gjurmë e pashlyeshme të kësaj qeveria në historinë e këtyre 30 viteve.”
“Garantimi i vaksinimit masiv, ka bërë që goditja e varianti Delta të jetë e moderuar. Kemi fatalitetet edhe sot që flasim. Ka disa jetë në gjendje serioze. Janë një mësim domethënëse. Askush prej atyre prej sot që marrin asistence për frymëmarrje e nuk janë të vaksinuar. Ndërkohë ato që janë të vaksinuar nuk e shfaqin shenjat e rënda.” tha Rama mes të tjerash. /abcnews.al