Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) pritet të vendosë sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan pas rinumërimit të votave. KAS do të mblidhet paraditen e sotme në orën 11:00.
Partia Demokratike-ASHM ankimoi rezultatet e zgjedhjeve në qarqe duke kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve, por në 8 prej qarqeve, kërkesa u rrëzua. Javën e kaluar u mbyll rinumërimi i kutive të Durrësit, 85 prej të cilave ishin të diasporës, ku nuk u prodhua asnjë ndryshim në rezultat.