Elbasan
Më datë 26.11.2025, rreth orës 20:00, kanë kallëzuar familjarët e shtetasit Ilia Tahiri, 39 vjeç, se ai është larguar nga banesa dje, rreth orës 13:00.
Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të pandërprera për gjetjen e 39-vjeçarit. Gjatë kontrolleve në fshatin Kryezjarr, u gjet në një përrua, trupi i pajetë i shtetasit I. T.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 39-vjeçari ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.


