Mbytet në pishinën e familjes 2-vjeçari

0
98

Tragjedi në Taurisano, në provincën e Leçes në Itali, ku një djalë dy vjeçar u mbyt në pishinën e vilës familjare.

Djali i vogël, i cili ishte me nënën dhe gjyshen e tij, do të ishte larguar pa e kuptuar dy gratë. Ka qenë gjyshja ajo që ka zbuluar trupin në ujë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e 118-ës, por fëmija tashmë kishte vdekur.

Fëmija do t’i kishte shpëtuar kontrollit të të afërmve. Policia ka nisur hetimet për aksidentin.

Ky është rasti i disatë në Itali që ndodh mbytja e të miturve në pishinë, që në shumicën e rasteve kanë shkak pakujdesinë e familjarëve.