Mbytet një 35-vjeçar në plazhin e Pishporos (EMRI)

0
822

Është gjetur i mbytur në plazhin e Pishporos një 35- vjecar, i identifikuar nga policia si Besmir Hoxha. Paraprakisht dyshohet se është mbytur duke notuar, pasi është gjetur pa shenja dhune në trup.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në Levan.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit.