Me 16 adresa në Facebook pro ISIS, Gentian Çollaku: Kam frekuentuar leksione në Maqedoni

0
68

45-vjeçari Gentian Çollaku banues në Kavajë, ka deklaruar përpara hetuesve se për një kohë të caktuar ka frekuentuar leksione nga elemente radikale në Maqedoninë e Veriut.

Sipas gjetjeve hetimore të SPAK, Çollaku kishte hapur 16 adresa të ndryshme në rrjetet sociale përmes të cilave propagandonte pro ekstremizmit dhe luftës së ISIS në Siri.

Regjistrimi i procedimit penal u bë pasi Antiterrori konstatoi përhapjen e thirrjeve ekstremiste përmes rrjeteve sociale.

Hetimet janë kryer nga prokurorja Doloreza Musabelliu, ndërsa Çollaku rezulton të ketë shpërndarë edhe materiale mbështetëse ndaj imamëve të arrestuar nga autoritetet shqiptare si pjesë e një celule ekstremiste si rasti i Genc Ballës.

Çollaku ka folur edhe me emra konkret të kontakteve që ka pasur me element të dhënies së leksioneve radikale, në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, teksa SPAK, ka kërkuar informacion nga partnerët e vendeve fqinje.