Me 16 profile në FB/ U arrestua për thirrjet terroriste, dënohet me 4 vite burg Çollaku

0
160

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg Gentjan Çollakun për veprën penale të nxitjes dhe propagandës për kryerjen e veprimeve me qëllime terroriste.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çollaku do të kryejë vetëm 2 vite e 8 muaj burg. Prokuroria e Posaçme kërkoi në pretencën e saj dënimin me 4 vite e 6 muaj.

Çollaku me origjinë nga Kavaja u arrestua nga anti-terrori pasi bënte thirrje për terrorizëm në rrjete sociale. Ai mbahej nën vëzhgim prej vitit 2021 nga agjentë të anti-terrorit .

Ai përdorte 16 profile të ndryshme në rrjetin social Facebook nga ku postonte thirrjet pro ISIS./abc news