Me 2 mijë euro nuk të arrestojmë”/ SPAK dërgon për gjykim ish-shefin e Rrugores Roven Zeka dhe dy efektivët e tjerë

0
2

SPAK ka përmbyllur hetimet për ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka, duke e dërguar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Përveç Zekës, përpara drejtësisë do të dalin edhe Sokol Novaku dhe Edison Tabaku, dy efektivë policie që akuzohen për bashkëpjesëmarrje në veprat penale.

Në të njëjtën dosje janë përfshirë edhe Ergest Vrioni dhe Bledi Belba, të cilët do të përgjigjen për akuzat e korrupsionit pasiv dhe aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.