Me 20 min shi vere, përmbytet Elbasani…(Video)

0
2

Stuhitë përfshijnë qarkun e Elbasanit ,përmbytje dhe dëme materiale në disa zona

 

Moti i keq ka përfshirë bashkitë e qarkut të Elbasanit mesditën e kësaj të shtune, që prej orës 14:00. Sipas raportimeve nga terreni,në disa zona janë shënuar stuhi lokale të shoqëruara me erëra të forta dhe breshër.Për rreth 20-30 minuta edhe qyteti i Elbasanit u përfshi nga stuhia,duke shkaktuar bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore.Prurjet e mëdha të ujit krijuan përmbytje të menjëhershme,pasi sistemi i kolektorëve nuk përballoi reshjet e dendura.Erërat e fuqishme kanë shkaktuar gjithashtu dëmtime të pemëve dekorative përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, duke rritur rrezikun për kalimtarët dhe automjetet.Autoritetet lokale dhe shërbimet emergjente po ndjekin situatën nga afër,ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë motit të paqëndrueshëm.Ndërkohë moti i keq i shoqëruar me erë dhe breshër ka shkaktuar dëme në disa zona por paraprakisht nuk ka informacione zyrtare.