Më 29 tetor protesta e opozitës! Bllokohet rrethrrotullimi ne Bradashesh

0
39

Protesta e opozitës e thirrur më 29 tetor pritet të nisë në orën 17:00.  Struktura e degëve të PD-së miratoi sot orën dhe pikat ku do të mblidhen protestuesit. Shqiptarja.com dhe report Tv zbulon skenarin.

Udhëheqësit e PD-së në qarqe kanë marrë përsipër të organizojnë qytetarët në rang qarku për të organizuar atë që Berisha e quan ‘mosbindje civile’ përmes bllokimit të rrethorrullimeve kryesore në Shqipëri.

Bëhet fjalë për rrethrrotullimin tek Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit

Në mbledhjen e thirrur sot në selinë e Partisë Demokratike nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka për drejtuesit Politik dhe kryetarët e degëve të vendit u vendos që mosbindja civile të zbresë në akset kryesore të Shqipërisë.
  • Aksioni opozitar nuk do të ndalet. Në nië vend ku liritë dhe vlerat e demokracisë cënohen, rruga e vetme janë protestat dhe mos bindja civile. Të martën, më 29 tetor, ora 17:00, mosbindja civile do të zbresë në akset kryesore të vendit:
    Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”
    Rrethrrotullimi Milot
    Rrethrrotullimi Shkozet
    Rrethrrotullimi Bradashesh
    Rrethrrotullimi Rrogozhinë
    Rrethrrotullimi Levan” shkruan Gjekmarkaj.

Data e protestës u njoftua dhe nga kryetari i PD-së, Sali Berishë në mbledhjen e kryesisë më 21 tetor, pak orë pas arrestimit të Ilir Metës, aleatit të tij në opozitë.  Berisha e quajti arrestimin e Ilir Metës rrëmbim politik, duke thënë se Rama nxorri banditë nme uniformë për të tërhequr zvarrë kreun e PL.