Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Shqipëria bëhet vendi i dytë në botë që shpall Republikën Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste.
Këtë të martë u miratua me 79 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër projekt-rezoluta për shpalljen e Iranit sponsor të terrorizmit. Rezoluta u miratua pa prezencën e deputetëve të opozitës, të cilët lajmëruan një ditë më parë se nuk do të marrin pjesë në seancë.
Opozita pretendoi se seanca u thirr pa rend dite të miratuar dhe se mbledha ishte “axhendë personale e kryeministrit Edi Rama”


