Me armë në brez për pushime në Jalë, arrestohet nga policia 30-vjeçari, po udhëtonte me…

0
171

Një 30 vjeçar i identifikuar si Martin Koxha është arrestuar nga ana e Policisë në Jalë, pasi u gjet me armë me vete, teksa ishte duke udhëtuar si pasagjer në një mjet. I riu kishte shkuar nga Tirana për pushime në Jalë, ndërkohë që tashmë do të përballet i arrestuar me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë evidentojnë dhe godasin një rast të armëmbajtjes pa leje në zonën e plazhit. Qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e plazhit në Jalë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë identifikuar, kapur  dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në zonën e plazhit, në vendin e quajtur “Kampingu Jalë, duke qarkulluar si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit në çantën e dorës të shtetasit M. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.