Tre persona të panjohur kanë grabitur një 96-vjeçare në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e saj, në zonën e Papagout, ku ndodhej me ndihmësen e shtëpisë 76-vjeçare.
Sipas ELAS-it, tpak pas orës 04:00, autorët, të cilët mbanin armë në duar, janë ngjitur në banesën e të moshuarës, në katin e tretë dhe më pas kanë thyer derën. Ata e kanë pyetur 96-vjeçaren se ku i kishte fshehur paratë dhe pasi kanë trazuar të gjithë shtëpinë, kanë marrë të gjitha paratë që kanë gjetur dhe menjëherë pas kësaj janë larguar.
Vijojnë hetimet e ELAS për gjetjen dhe kapjen e autorëve.