Me armë pa leje, arrestohet tek ‘Komuna e Parisit’ ish-presidenti i klubit të Cërrikut, si e prangosi Policia në shtëpi

0
724

Årrestohet ish-presidenti i klubit ‘Turbina’ të Cërrikut. Prangosja e tij është bërë pas informacioneve të qytetarëve se dikush qarkullonte me ârmë zjarri. Efektivët e Policisë janë vënë në lëvizje dhe kanë prangosur 45-vjeçarin.

Ngjajra ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë, ku të riut i është gjetur me vete një ârmë pa leje dhe një krehër me fishekë luftarakë.

Prangosja e Gjokës është bërë në banesën e tij në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë, mbrëmjen e djeshme.

Nga verifikimet e bëra rezultoi se Gjoka gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës pasi akuzohej për mashtrim.

Gjoka ka dhënë dorëheqjen e tij nga klubi në prill të këtij viti, të cilin e drejtonte prej 13 vitesh me pretendimin se ka pakënaqësi ndaj Bashkisë së Cërrikut. Gjoka asokohe nuk i kursente akuzat ndaj numrit një të Bashkisë, Altin Toskës, duke e akuzuar se mendonte vetëm për përfitimet e veta. Ish-presidenti Gjoka kishte 60% të aksioneve të klubit “Turbina”, ndërsa pjesën tjetër e menaxhonte Bashkia Cërrik. \DOSJA.AL