Me armën shkatërruese që e kanë prodhuar vetë në Kiev, momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

0
144

Ushtria ruse vijon të pësojë humbje të mëdha në tentativën e saj për të pushtuar Ukrainën.

Prej kohësh ushtria ukrainase ka publikuar pamjet se si po dërrmon ushtrinë pushtuese. Së fundmi një video e publikuar në rrjetet sociale tregon se si ukrainasit i bëjnë pritë një tanku rus dhe brenda sekondave e hedhin në erë me një Stugna-P.

Stugna-P është një sistem raketor antitank i projektuar dhe prodhuar në Ukrainë. Sistemi i armëve raketore antitank është zhvilluar nga byroja e projektimit Luch me bazë në Kiev për të konkurruar me modelet e huaja të së njëjtës klasë. /abcnews.al/