Një video e ngarkuar nëpër rrjete sociale ka futur në “punë” policinë e Meksikës.
Në pamjet e bëra virale në rrjet duken rreth 100 persona, të gjithë të armatosur deri në “dhëmb”, të cilët e konsiderojnë veten si pjesë e një grupi që punon për një kartel të fuqishëm droge në Jalisco, kundërshtarë të qeverisë.
Në video të gjithë shfaqen duke mbajtur mitralozë, të ulur në kamiona të blinduar dhe që bërtasin: “El Mencho” ose “njerëz të Mencho”, thirrje që i referohet udhëheqësit të kartelit, Nemecio Oseguera Cervantes.
Pamjet u shfaqën disa ditë pasi presidenti Andres Manuel Lopez Obrador, vizitoi Guanajuaton dhe Jaliscon dhe pothuajse tre javë pasi shefi i sigurisë së Meksikës në qytet, Omar Garcia Harfuch ra në një pritë.
Tre persona vdiqën në incident, i cili iu atribuuakartelit të gjeneratës së re “Jalisco ose CJNG”. Mendohet se kjo është një shenjë që tregon forcën e grupit, të cilët duan të tregojnë se mund të “maten” dhe me forcat e Policisë.