“Me çaj e rigon” Familjet e Gjirokastrës mbajnë familjet me bimët që mbledhin në mal

0
111

Një pjesë e konsiderueshme e banorëve në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër çdo dite ngjisin malet me kembë për të mbledhur çaj dhe rigon. Përmes këtyre bimëve medicinale dhjetra familje arrijnë që ti sigurojnë të ardhurat e tyre ekonomike.

Arjani ngrihet çdo ditë në orën 04:00 të mëngjesit, dhe merr rrugën për në zonat malore të Gjirokastrës.

Qëllimi është që të mbledhë sa më shumë rigon, dhe çaj mali, dhe përmes tyre të sigurojë të ardhura për familjen e tij.

Dal në orën 04:00 të mëngjesit dhe punën e lë rreth orë 14:00″ 

Bimët medicinale sipas tij prej vitesh janë kthyer në burim të ardhurash për të.

“Me këto merrem. Lë kazmën e lopatën e merrem me këto. Ku në mal, Çajup, Belsh. Mbaj familjen në këtë sezon”

Tregu thotë se nuk mungon, por mundi dhe puna e madhe rrallë shpërblehet me çmimin e merituar.